Kurti: Shembulli më i mirë do të ishte që Rusia të zëvendësohet me Kosovën në KE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut në SHBA. Kurti tha se se është një gjë shumë e mirë që Rusia u suspendua nga Këshilli i Evropës dhe se gjëja më e mirë tani do të ishte zëvendësimi i saj me Kosovën.
“Nuk mendoj se do të kishte shembull më të mirë, për kohën ku jetojmë, sesa të zëvendësohet Federata Ruse me Kosovën. Nëse jeni me të vërtetë në anën e paqes dhe demokracisë, kjo është gjëja e drejtë për tu bërë. Përjashtojeni Rusinë dhe futeni Kosovën”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë po ashtu vlerësoi se Kosova është storie suksesi prandaj duhet të mbështetet për integrime në NATO e BE.
“Kosova është storie e suksesit dhe duhet të mbështetet me ndihma edhe më të mëdha ekonomike, që të bëhet anëtare e NATO-së dhe BE-së, organizata të tjera, pa vonesa”, theksoi ai./21Media

Back to top button