Kurti shkoi në këmbë në punë

Ai ka kërkuar që të shmanget lëvizja me automjete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se këtë të diel ka shkuar në punë duke ecur.

Kurti ka postuar në profilin e tij në “Instagram” disa fotografi, ku ka treguar se rrugën deri në zyrën e tij e ka bërë në këmbë, kështu duke bërë edhe fotografi edhe me qytetarë.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të shmanget lëvizja me automjete, sa herë që është e mundur.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button