Kurti shkon për ngushëllime te familja e ish-deputetit Lajçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot qëndruan për vizitë te familja e veprimtarit dhe ish- deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ali Lajҫit, i cili vdiq me 28 prill të këtij viti.

“Kryeministri Kurti, e vlerësoi lartë figurën e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Komunës së Pejës, Ali Lajҫi, duke e cilësuar atë si një veprimtar dhe aktivist të shquar të çështjes kombëtare, teksa shtoi se do ta kujtojnë gjithmonë me krenari për veprimtarinë, kontributin dhe angazhimin e tij patriotik dhe politik për vendin. Ai shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Lajçi, dhe theksoi se janë mirënjohës për gjithë punën dhe përkushtimin e Ali Lajçit ndaj atdheut, shtetit dhe shoqërisë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Në këtë vizitë për ngushëllime, së bashku me Kurtin ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveҫla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Back to top button