Kurti shprehë ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha 

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha, e cila u nda sot nga jeta, në moshën 51 vjeçare.
“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës. Vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tonë. Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Burbuqe. Ngushëllime edhe miqve, studentëve dhe kolegëve të saj artistë. Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike”, tha kryeministri Kurti.​
Regjisorja, Burbuqe Berisha ka vdekur sot në moshën 51 vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës./21Media

Back to top button