U merrte para qytetarëve për sigurimin e vizave shengen, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “kontrabandim me migrantë”.
A.G. dyshohet se qytetarëve të Kosovës ju ka siguruar viza shengen, për të cilat merrte shuma të ndryshme të parave, konkretisht nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.
“Pas veprimeve të nevojshme ligjore nga Policia Kufitare e Kosovës dhe koordinimit edhe me autoritetet e shtetit respektiv, ku ndodhej ambasada e shtetit të huaj, sot më 27.10.2021 me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmitë si në vijim: Një (1) Revole 7.65 “Cr. Zastava”, tridhjetë e dy (32) Plumba të revoles 7.65 mm, këllëf i revoles (Cr Zastava), Një (1) Revole Ekol Aras Magnum, Trembëdhjetë (13) Plumba me gaz të revoles Ekol Aras Magnum, Një (1) Iphone 11 Pro Max, mbi gjashtë mijë (6000) euro para të gatshme, si dhe dinar të Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button