Kurti shprehet optimist për një marrëveshje Kosovë – Serbi

Live update

Kurti shprehet optimist për një marrëveshje Kosovë – Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është optimist se mund të arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi.
“Jam optimist për dialogun në Bruksel. Dialogu s’duhet të shërbejë vetëm për menaxhim krizash, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Jemi futur në fazë të re që prej 18 gushtit të këtij viti, është fazë e re, sepse tema e parë në zyrën e Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogimi për marrëveshje, do të diskutojmë për kornizë. Jam shumë optimist. Në të kaluarën, kur njohja e pavarësisë së Kosovës, ishte një qasje motivimi për zvarritje. Nëse i thoni Serbisë pavarësia vjen në fund, e inkurajoni ta shtyjë fundin. Nuk them se nuk do të ketë pika tjera në marrëveshje, por pjesa qendrore do të jetë njohja e ndërsjellë”, tha Kurti.

Live update
Kurti: Angazhim pa ndaluar për anëtarësim në NATO
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e mbrojtjes do të vazhdojnë të përgatitjet, së bashku me partnerët e NATO-s, që në të ardhmen Kosova të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Ai tha se Ballkani Perëndimor si rajon me shumë probleme të pazgjidhura është po ashtu i ndjeshëm nga aspekti i stabilitetit politik.
Kryeministri i vendit tha se Serbia ka mirëpritur ndikimin rus dhe është duke e përdorur që të vazhdojë kërcënimin e sigurisë dhe paqes në këtë pjesë të Evropës.
Më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, deputetë te Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të ftuar të tjerë, po marrin pjesë në takimin treditor të këtij seminari, që po organizohet për herë të dytë në Kosovë.
Live update
Kurti: Serbia preferon territorin e të tjerëve, pa të tjerët në të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se synimi i Kosovës është që të forcohet e të bëhet anëtare e NATO-s dhe të kontribuojë në promovimin e vlerave demokratike e paqes nëpër botë.
Në pyetjen nëse Serbia po synon ta imponojë mënyrën e vetë të jetesës, Kurti ka thënë se mendon se është e kundërta.
“Serbia preferon territorin e të tjerëve, por pa të tjerët në të. Nuk kemi të bëjmë me mënyrë jetese, e çështje kulturore apo fetare. Por, me ide tipike ekspansioniste të dominimit të këtij rajoni të Evropës. Natyrisht duke llogaritur këtu ndihmën e Rusisë”, tha Kurti.
Live update
Kurti për Manastirin e Deçanit: Jam optimist se çështja do të zgjidhet
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kurti tha se beson që çështja për Manastirin e Deçanit do të zgjidhet.
“Besoj se çështja do të zgjidhet, jam optimist, unë jam kryeministri i parë i Kosovës i cili nuk pranohet në takim nga priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit. Janë takuar pararendësit e mi, por mua s’më duan në takim. Kam kërkuar takim por më refuzojnë. Besoj se mund të përfshihemi në dialog e të zgjidhim problematikat që i kemi”, tha Kurti.
Live update
Kurti: Qeveria ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët e NATO-s pas agresionit rus në Ukrainë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kurti në fjalimin e tij tha se “angazhimi ynë do të vazhdojë gjatë këtij viti, por edhe në vitet që vijnë me dislokime të tjera të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Ai shton se “për të rritur kapacitetet për luftim FSK vazhdon me përjekje intensive të përgatitjes për pjesëmarrje në ushtrimin e radhës më të madh “Defender Europe 2023” që është paraparë të zhvillohet në maj dhe qershor të vitit që vjen në vende të ndryshme të Evropës”.
Kurti potencon se pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët e NATO-s.
“Pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët e NATO-s për të ndihmuar dhe kontribuar në luftën e popullit ukrainas kundër agresionit rus”, tha Kurti.
Ai tha se “Ministria e Mbrojtjes dhe lidershipi ushtarak i FSK-së merr pjesë rregullisht në takimet e grupit të kontaktit për Ukrainën”.
Ai përmendi edhe situatën e krijuar me serbët në Kosovë.
Kurti tha se “problemi ynë është me strukturat e caktuara të cilat kanë ndikim të serbët. Kushtetuta e Kosovës është me vlera evropiane. Ne kemi ofruar të drejta të avancuara për pakicën. Pakica serbe ka ulëse në parlamentin tonë. Ne jemi vend i të gjitha komuniteteve” tha Kurti.
Ai tha se sa i përket manastireve në Kosovë “ato janë zona të posaçme në përputhje me planin e Ahtisarit – por Beogradi se pranoi kurrë atë plan”
Live update
Kurti: Kosova është shumë e qartë në orientimin e saj drejt integrimit në strukturat veriatlantike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nisi adresimin e tij në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s.
Kurti se “në këtë mjedis bashkëkohor të sigurisë së vlerave njerëzore dhe shoqëria njerëzore është duke u sfiduar nga rilindja e ideve të vjetra”
Kurti tha se “sot në shumë vendet e NATO-së duhet të kontribuojnë për kohezion dhe zgjerim”. Ai shton se “Kosova është shumë e qartë në orientimin e saj drejtë integrimit në strukturat veriatlantike”.
Kryeministri Kurti shtoi se NATO-ja si organizatë që është përgjegjëse për të promovuar vlerat demokratike, për të ndërtuar besimin, vazhdon të mbetet një aleancë e vendeve që synojnë që të mirëmbajnë poaqen dhe stabilitetin në nivel global.
Kurtit ndërhyrja e NATO-së në Kosovë është një storie suksesi.
“Kosova është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së NATO-s. Nuk është vetëm NATO që e mbron Kosovën por edhe Kosova NATO-në sepse jemi storie e suksesit për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë”, tha ai.
Kurti foli edhe për raportet mes Serbisë dhe Rusisë dhe ndikimin që ka kjo në sigurinë e Ballkanit Perëndimor, gjithashtu foli edhe për kërcënimet ushtarake të Koresë së Veriut, ku tha se “janë indikatorët më të mirë për të treguar se sa serioze dhe delikate është situata”
Kurti tha se “Ballkani Perëndimor si rajon me probleme të pazgjidhura është e ndjeshme për nga aspekti i stabilitetit dhe sigurisë. Ndikimi rus në Serbi është ndryshe, ajo ka mirëseardhur dhe është duke përdorur të vazhdoj cenimin e sigurisë”.
Kurti tha se shpreson që Kosova më në fund do të marrë liberalizimin e vizave.
“Liberalizimi varet nga gjithsecili vend i BE-së që ti jap fund skepticizmit sepse nuk ka bazë objektive për këtë kundërshtim më. Shpresoj që përfundimisht do ta marrim liberalizimin e vizave…
Ne nuk kemi alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s dhe nuk jemi duke kërkuar alternativë tjetër sepse nuk kemi”, tha Kurti./21Media

Back to top button