“Savashi” bëhet baba për herë të parë

Aktori turk, Murat Yıldırım dhe bashkëshortja e tij Iman Elbani u bënë prindër për herë të parë. Murati dhe Imani u bekuan me një vajzë që e pagëzuan me emrin, Miray.

Dyshja nuk kanë hezituar që ta ndajnë lumturinë e tyre me ndjekësit në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
“Faleminderit shumë të gjithëve. Ju jeni lutur për një kohë të gjatë dhe keni uruar mirë. Më në fund lindi vajza jonë Miray. Jemi shumë të lumtur”, ka shkruar çifti.

Murat Yıldırım dhe Iman Elbani u martuan në vitin 2016.
Kujtojmë se, aktori 43 vjeçar në Kosovë fillimisht u bë i njohur me rolin e “Savashit”./21Media

Back to top button