Kurti s’ia ka idenë për zgjidhje të bllokadës në Kuvend: Të presim çfarë thotë Kushtetuesja

Kryeministri në detyrë Albin Kurti foli për situatën në Kuvend duke thënë se duhet të pritet deri në daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti gjatë një vizite ne QKUK.