Kurti: S’jam kokëfortë por parimor, Hovenier me shqetësime të sigurisë

Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, bëri të ditur se ka realizuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit konfirmoi se Republika e Kosovës do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian në muajin dhjetor të këtij viti.
“Kosova zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në dhjetor”, ka shkruar Martens.
Ndërkaq Kurti për Martens zbuloi edhe arsyen pse bëri kompromis për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme.
“Kurti tha se ishte dakord për një kompromis në “krizën e targave” pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në veri të Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”., shkruan ndër tjerash Martnes.
Kurse, sipas Martnes ka komentuar edhe deklaratën e përfaqësuesit të jashtëm të BE-së Josep Borrell dhe kritikën ndaj Kurtit si jo konstruktiv.
“Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti./21Media

Back to top button