Kurti takohet me drejtoreshën e MCC-së, flasin për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti ka njoftuar se është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright më të cilën ka diskutuar për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës, për të cilën e ka falënderuar për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin.
“Një nder i veçantë për t’u takuar@MCC_CEO Znj. Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, ka shruar Kurti në Twitter.
Gjatë qëndrimit në SHBA, i par ii Qeverisë së Ksoovës do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan./21Media

Back to top button