Kurti takohet me komandantin e KFOR-it Michele Risi
Takimi mbahet në ndërtesën e Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pritet të takohet me komandantin e KFOR-it, Michele Risi.
Takimin e konfirmoi dje gjatë konferencës që e mbajti lidhur me publikimin e letrave nga ana e tij, në mes të Hashim Thaçit sa ishte kryeministër me NATO-n, në të cilën thuhej se FSK-ja nuk do të mund të futet në veri të vendit pa pëlqimin e KFOR-it.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë. /21Media