Kurti takohet me përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë

Zhvillimi i projekteve të përbashkëta me Austrinë veçanërisht ato kulturore ishin temë diskutimi mes Kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit, në delegacion ishin të pranishëm edhe Lukas Mandl, deputet i Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Christoph Weidinger, ambasador i Austrisë në Kosovë, Friedhelm Frischenschlager, ish- Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, si dhe deputetët në Parlamentin e Austrisë, Hannes Taborsky dhe Helmut Brandstätter.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Austria, shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm. U vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve. U bashkëbisedua për projektet e përbashkëta me Austrinë, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me theks të veçantë në projektet kulturore.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button