Abdixhiku: Sistemi shëndetësor është në pikën e thyerjes

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sistemi shëndetësor është në pikën e thyerjes.
Ai këto deklarata i ka bërë në Facebook pas disa takimeve që ka zhvilluar me përfaqësues shëndetësor. I ka shtuar se mungojnë materialet kryesore.
“Pa penj, pa infuzione, pa dorëza! Mëngjesin e së premtes e nisa me punonjës shëndetësorë të cilët ma konfirmuan atë që të gjithë e dimë tashmë; sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes.
Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve.”, ka shkruar Abdixhiku.
Më tej Abdixhiku ka shtuar se për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna.
“Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet. Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj! Kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button