Kurti takoi ambasadorin Abbott, temë diskutimi takimi i 2 majit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas një njoftimi për media, Kurti e Abbott diskutuan për kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit tonë aty.

Mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore me 23 prill dhe takimin i radhës i nivelit të lartë politik në Bruksel më 2 maj, ishin po ashtu tema të bisedës. U theksua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat kaluan pa incidente, por në anën tjetër edhe shqetësimi për kërcënimet, frikësimet dhe presionet që çuan në pjesëmarrje të ulët.

Sa i përket pritjeve nga takimi i javës së ardhshme në Bruksel, ai tha se pret angazhim konstruktiv që siguron zbatim pa vonesë e të plotë të të gjitha neneve të dakorduara.​/21Media

Back to top button