Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Rohde

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?