Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.
“Diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së Kurtit në Republikën e Turqisë ditë më parë./21Media