Kurti takoi kryeministrin spanjoll Sanchez

Gjatë qëndrimit të tij njëditor në Berlin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez si dhe me kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa.
Kurti në fotografitë e publikuara shihet i afërt me Sanchez.
Spanja është një prej vendeve të BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
I pari i qeverisë së vendit është takuar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, deputetë, ministra e liderë të partive socialdemokrate.
“Stefan Löfven i urova pozitën e re si President i PES, kurse e falënderova Sergei Stanischeë për kontributin e tij si President i deritanishëm. Faleminderit kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Lars Klingbeil për organizimin e darkës dhe për të na bashkuar e për të shkëmbyer vlerat e vërteta socialdemokrate. Ishte mirë të takoheshim kryeministrin e Spanjës dhe atë të Portugalisë…”, shkruan Kurti në Twitter./21Media

Back to top button