“a.y.l.a.n” rikthehet në Teatrin e Gjilanit

Shfaqja triumfuese në Poloni, “a.y.l.a.n” rikthehet në Teatrin e Gjilanit.
17 tetori është data kur kjo shfaqje jepet për artdashësit në sallën e Teatrit të qytetit.
Shfaqja e Jeton Nezirajt, me regji të Blerta Nezirajt nisë me fillim nga ora 20:00.
“Në Roccalumera, një qytet i vogël në Sicili, ku nuk ndodhë asgjë dhe ku mërzia e dëshprimi ka kapluar të gjithë, banorët shpresojnë në ardhjen e refugjatëve, me shpresë që kështu, qyteti i tyre do të marr vëmendje dhe do të përfitoj nga ndihmat ndërkombëtare. Por refugjatët që kalojnë andej me anije, nuk ndalen në Roccalumera, por vazhdojnë tutje në qytet më të mëdha. Megjithatë, gjithcka ndryshon, një ditë kur dallgët e detit sjellin në stom kufomën e një burri…”, përshkruhet shfaqja.
Në shfaqje luajnë Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani dhe Alban Shahiqi./21Media

Back to top button