Kurti takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Sipas një komunikate për media me Wigemark, kryeministri diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

“Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./21Media

Back to top button