Kurti takon bashkatdhetarët në aeroport: U kemi shumë borxh për çlirimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka vizituar ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku është takuar me bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në vendin tonë.
Ai me këtë rast ka folur edhe për rolin e mërgatës kosovare në çlirimin e Kosovës.
“Sot e vizitova aeroportin e Prishtinës dhe bashkëbisedova me bashkatdhetarët tanë, të cilit porsa kishin ateruar dhe po prisnin ta merrnin bagazhin dhe të shkonin në vendlindjen e tyre. Bashkëbiseduam për shërbimet në aeroport, por gjithashtu edhe për shpresat e tyre për të ardhmen. Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka marrë një vendim që i inkurajon bashkatdhetarët tanë të angazhohen për gjashtë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kuadër të programit të diplomacisë qytetare”, ka thënë Kurti.
Mërgata e kosovare është në numër e lartë edhe pse nuk dihet saktë numri i tyre, remitencat nga diaspora janë ndihmë e madhe në ekonominë e Kosovës. / 21Media 

Back to top button