Perëndimi synon të dorëzojë deri në 30 sisteme raketash në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë mund t’i dërgojnë Ukrainës deri në 30 sisteme raketash me shumë lëshime që kanë qenë shumë efektive deri më tani në shkatërrimin e depove të armëve ruse, tha një kongresmen i lartë amerikan.

Adam Smith, kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se qëllimi aktual është rritja e numrit të sistemeve raketore të vendosura në Ukrainë në 25-30, transmeton rtv21.tv

Smith i bëri komentet gjatë një vizite në Kiev. Ai është njëri prej disa anëtarëve të Kongresit që u takua me udhëheqësin ukrainas, Volodymyr Zelensy më 23 korrik.
Ukraina ka kërkuar të paktën 50 nga sistemet e raketave me precizion të lartë, duke përfshirë sisteme raketore M270, sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS) dhe sisteme taketore me lëvizshmëri të lartë M142 (HIMARS)./21Media
Back to top button