Kurti takon Plenkoviq, diskutojnë raportet Kosovë-Kroaci

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti  sot është takuar me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq para samitit BE-Ballkani Perëndimor 2021.
Detaje nga ky takim Kurti i ka dhënë në një postim në Twitter.
“Përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor 2021 pata një takim me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam marrëdhëniet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të mirë në shumë fusha, përfshirë sektorin e sigurisë”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button