Pacolli në Hagë, takon Thaçin, Veselin e Selimin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë është takuar me ish-presidentin, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veslin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin.
Pacolli në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë dekadave sa njihet me Thaçin, është hera e parë që për një kohë kaq të gjatë nuk janë takuar.
Sipas tij, është momenti i fundit që Shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi.
“Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar ndër tjera Pacolli./21Media

Back to top button