Kurti takon Von Cramonin, flasin për zgjedhjet evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Sipas zyrës së kryeministrit, zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.
“Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj. Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Kurti e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian./21Media