Kurti: Tetori i kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se shifrat e grave të prekura me kancer të gjirit janë të mëdha.
“Tetori i kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën. Tetori u kushtohet edhe atyre grave që ndërgjegjësojnë të tjera gra. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 gra, janë shifra të mëdha dhe duhet t’i mbështesim institucionalisht, sikur të ishin edhe më pak shifra. Në këtë drejtim, ne duhet të bëjmë shumë. Si qeveri kemi siguruar buxhet për listën esenciale të barnave”, tha ai.
Nafije Latifi, e cila ka luftuar vet me këtë sëmundje tha se po vazhdojnë kërkesat e grave të prekura.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” u ka bërë thirrje grave që të bëjnë kontrolle të shpeshta, në mënyrë që të parandalohet sëmundja e kancerit të gjirit.

Back to top button