Kurti thotë se Vuçiq ka qëllim që ta lërë të hapur një mundësi për t’u kthyer në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi  se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, me qëllim që sipas tij, ta lërë të hapur një mundësi për t’u kthyer në Kosovë.

Kurti në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë për Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga instituti Chatham House të hënën, bëri thirrje që marrëveshja të nënshkruhet urgjentisht, derisa shtoi ka se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë me vëmendje reformimin demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që sipas tij, të hiqet rreziku nga ndonjë tension i mundshëm.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbsisë është më urgjent se kurrë. Marrëveshja që kemi s’është e plotë, pasi na duhet një marrëveshje bonafide (me mirëbesim v.j.) që të kemi legjitim dhe zbatim të saj. Duke mos e nënshkrua, Vuçiqi do ta mbajë të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës. S’mund të shoh tjetër kuptim substancial të këtij refuzimi për nënshkrim, pos kësaj, ata duan të mbajnë të hapur këtë derë, që të kenë dritare të tjera për t’u kthyer dhe për të përsëritur agresionin”, tha Kurti

Sipas tij, Serbia është duke e shfrytëzuar agresionin në Kosovë në mënyrë që t’i mbajë raportet me Rusinë e Kinën.
Kurti shtoi se marrëveshja me Serbinë e mundshme, por ka thënë se ajo duhet ta nënshkruajë atë.

Back to top button