Escobar: Lëvizjet e njëanshme të Kosovës do të kenë pasoja

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se vendi e ka plotësisht të qartë se nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme dhe se lëvizje të tilla do të kenë pasoja.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, tha Escobar.
Më tej ai ka tha se SHBA-ja e mbështetë plotësisht dialogun nën udhëheqjen e BE-së dhe se po investojnë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e tij. Sipas tij dialogu i vetmi kanal për zgjidhjen e çështjeve të të dyja palëve.
“Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron pas kësaj, sepse në fund të fundit, aspirata jonë më e madhe është që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha Escobar.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?