Kurti tregon çka bisedoi me Lajçakun në Davos
(Lajm i përditësuar)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot takoi përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Kurti dhe Lajçak, siç informoi zyra e kryeministrit, diskutuan për procesin e dialogut, hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.
Kurti do ta mirëpresë emisarin Lajçak në Prishtinë, në përfundim të kësaj jave.
12:43 – Lajçak takon Kurtin në Davos, biseduan për dialogun
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka në Davos të Zvicrës në kuadër të “World Economic Forum” ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak ka njoftuar se e ka filluar ditën e tij me një diskutim të thellë me kryeministrin Kurti e që temë diskutmi ishte dialogu.
“Fillova ditën time në Davos në #wef23 me një diskutim të thellë me Kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale.”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media
Started my day in Davos at #wef23 with an in-depth discussion with Prime Minister @albinkurti. We spoke about next steps in the Dialogue on normalisation of relations and pressing current issues. pic.twitter.com/rQhksDaIf9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 18, 2023