Superliga e Kosovës në basketboll, Rahoveci e pret në shtëpi kampionin

Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet sot aksionit me vetëm një ndeshje, e cila është e vlefshme për xhiron e 15-të të edicionit aktual.
Me fillim nga ora 17:00 palestra sportive “Mizahir Isma” do të jetë nikoqire e përballjes mes KB Rahovecit dhe KB Yllit.
Të dy skuadrat kanë formë të ndryshme, ku Rahoveci ka regjistruar dy fitore e 15 humbje, krahas kampionit që ka 13 fitore radhazi pas katër humbjeve që kishte në fillim të sezonit.
Në xhiron e parë të këtij edicioni “Vreshtarët” mposhtën Yllin me rezultat të ngushtë 90:88, kurse në përballjen e zhvilluar mes dy skuadrave Ylli kishte regjistruar fitore me epërsi të thellë 109:59.
17:00 KB Rahoveci – KB Ylli (Palestra Mizahir Isma)

Back to top button