​Kurti u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për mbështetje nga thirrja për pajisjet për ngrohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve përfitues të asistencës sociale si dhe nënat vetushqyese që të marrin mbështetje nga thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje.
Tashmë kanë mbetur edhe 4 ditë nga thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila, është e hapur për aplikim deri më 2 dhjetor.
“Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane. Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button