Kurti u dërgon letër Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar letër falënderimi Ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe
Pas inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, nëpërmjet dy letrave të falënderimit, Kurti ka shprehur sërish mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës.
Kryeministri falënderoi Ministren e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi dhe Drejtorin e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed për investimet në përmirësimin e infrastrukturës tonë shëndetësore.
Në letrën falënderuese Kurti thekson se spitali i fëmijëve në Prishtinë do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe për fëmijët e Kosovës./21Media

Back to top button