Veç dje mbi 1 mijë e 400 gjoba për shkelje të masave antiCOVID

Që nga hyrja në fuqi e masave të reja, Policia së bashku me inspektoratet përkatëse komunale kanë shtuar dukshëm kontrollet me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.
E kjo ka bërë që të rritet edhe numri i gjobave të shqiptuara. Kështu që vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 438 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat kundër COVID-19.
Numër të lartë të gjobave Policia gjatë 24 orëve të fundit shqiptoi edhe për shkelje të rregullave në trafik. 1 mijë e 711 tiketa u shqiptuan në tërë territorin e vendit.
Edhe numri i të arrestuarve për vepra të ndryshme penale në këtë 24 orësh del të jetë i lartë. Gjithsejtë 54 persona u arrestuan, ku 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button