Kurti u takua me kryetaren e Foçës në provincën e Izmirit e cila është me prejardhje shqiptare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me Kryetaren e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare.
“Së bashku diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fıçı për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.
Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës./21Media