Kurti uroi ambasadorin amerikan: Me dëshirat më të mira për aleatin e madh të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, mori pjesë dje në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, “me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës”./21Media