​Kurti uron ditën e Shën Luçisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, në shënim të ditës së Shën Luçisë, e cila përveçse një ditë e veçantë në Suedi, festohet edhe në shumë vende të tjera të Evropës.
Kjo festë, mes të tjerash, është thirrje për solidaritet ndërmjet familjeve, miqve dhe komuniteteve tona, e veçanërisht tani, në këto kohë sfiduese për kontinentin tonë, u shpreh kryeministri Kurti.
Ai i uroi të pranishmit, popullin suedez dhe të gjithë ata që e festojnë, ditën e Shën Luçisë.

Back to top button