Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti uron Hamzën: Do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albi Kurti e ka uruar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)  Bedri Hamza për marrjen e kësaj detyre.

Ai ka thënë se do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt.

“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë. Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësi të që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Hamza  u zgjodh kryetar i PDK-së në konventën e kësaj partie e cila u mbajt të hënën./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button