Kurti uron Krishlindjet: Dashuria mes nesh është virtyti më i lartë i njeriut

Kryeministri, Albin Kurti u ka uruar krishlindjet për të gjithë motrave dhe vëllezërve krishterë.
Kurti përmes një postimi në ”Facebook”, ka shkruar se besimi është themeli që e ofron çdo fe si popull, andaj dhe ne e respektojmë njëri-tjetrin, në fe e në praktikë.
”Ne e dimë mirë se dashuria mes nesh është virtyti më i lartë i njeriut. Pasuria jonë kulturore, rrënjosur në traditën tonë popullore, në vetëdijen tonë kolektive për një fat të përbashkët. Me këtë përvojë të madhe kombëtare ndërfetare ju urojmë motra e vëllezër katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë shqiptarë më të mirën. Sepse, kjo ditë është ajo e lindjes së bartësit të mesazhit të dashurisë ndër njerëz”, ka shkruar Kurti.
Kurti në fund e ka shprehur besimin e thellë qe shoqëria kosovare ka, prandaj sipas tij duhet të punojmë që urimet që ata i adresojnë sot njëri-tjetrit, si dhe urimet që ne u adresojmë sot atyre, të marrin në vitin e ardhshëm sa më shumë realitet./21Media

Back to top button