Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Aleanca është e përjetshme

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përvjetorin e 247-të të shpalljes së pavarësisë.

Kurti tha se Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë.

“Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!”, shkroi Kurti në Twitter.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button