Kurti uron shqiptarin Islam Alijaj për hyrje në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Partinë Socialiste të Zvicrës për rezultatet e treguara në zgjedhje, si dhe shqiptarin Islam Alijaj për hyrjen në Këshillin Kombëtar të Zvicrës.

Në rrjetet sociale, Kurti ka shkruar se Zvicra jep një shembull për zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të larmishme.

“Islam Alijaj si kandidati i parë me prejardhje nga emigracioni shqiptar që hyn në Këshillin Kombëtar. Zvicra jep një shembull për zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të larmishme”, ka shkruar Kurti në X./21Media

Back to top button