Kurti uron Sinanin për fitoren: Vëmendja jonë për Preshevën vetëm sa do të rritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Ardita Sinain e cila pritet të marrë postin e kryetares së Preshevës, pasi doli e para në zgjedhje. Kurti tha se e uroi Sinanin për fitoren.
“E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë. “, tha Kurti.
Ai po ashtu siguroi se mbështejta e Qeverisë së Kosovës për Preshevën vetëm sa do të rritet./21Media