Kurti: Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e armatosur

(Lajm i përditësuar)
Kurti: Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e armatosur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatosur se sot.
“Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe e se sot dhe më e mirë armatosur dhe pajisur. Kurrë nuk ka qenë më e stërvitur, trajnuar e shkolluar në akademitë më prestigjioze ushtarake të ushtrive mike perëndimore. Por edhe kurrë s’ka qenë më e fuqishme dhe e gatshme për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin tonë dhe jetët tona, sepse ky është misioni i sa, ta mbrojë Kosovën dhe të zhvillohet e avancohet krahas aleatëve tanë”, ka thënë Kurti.
Osmani: Luftëtarët e UÇK dhe ushtarët e NATO-s, dhimbjen na i kthyen në shpresë
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se 12 qershori është një nga ditët më domethënëse për shtetësinë e Kosovës.
“Në këtë luftë, UÇK ishte shtylla jonë më e rëndësishme e shpresës. Lufta e tyre nuk ishte vetëm për tokën por për vet shpirtin e Kosovës. Guximi i UÇK ëhtë një histori heroizmi që do të tregohet brezë pas brezi. Ne u detyrohemi atyre me një mirënjohje”, tha ajo.
Ajo përmendi edhe komandantin legjendar, Adem Jashari dhe familjen Jashari, duke shtuar se Kosova u mbështet edhe nga aleatët ndërkombëtarë.
“Më 12 qershor luftëtarët e UÇK dhe ushtarët e NATO-s, dhimbjen dhe lotët na i kthyen në shpresë. Sot festojmë edhe lidhjet e miqësisë. 25 vjet më pas po ndërtojmë arkitekturën e sigurisë kombëtare dhe po e bëjmë këtë që të zëmë vendin në aleancën e NATO-s”, shtoi ajo.
Në ceremoninë shtetërore për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës do të parakalojnë 16 kuadrate të FSK-së, shtatë të Policisë së Kosovës, ku janë mbi 1500 pjesëtarë.