Kurti vizitoi pensionisten më të moshuar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin sot kanë takuar pensionisten më të moshuar në Kosovë.

113 vjeçares, Kurti i dhuroi lule. Për këtë vizitë ka njoftuar ministri Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar disa fotografi nga takimi.

”Bashkë me Kryeministrin Kurti, pas vizitës tek prodhuesit vendorë, sot ishim në vizitë edhe te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë. E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike. Në Mitrovicë vizituam edhe lokalin e rrobaqepësisë të të birit të saj Farukut, i cili anipse i pensionuar tashmë, vazhdonte punën me zejen që e ushtronte tash e 54 vite. Ai na tregoi edhe për kohën e tij si boksier e pastaj edhe si trajner boksi në Klubin Trepça. Farukut i uruam punë të mbarë, e hallës Xhezide jetë sa më të gjatë”, ka shkruar Murati në Facebook./21Media
Back to top button