Sveçla vizitoi veriun e Kosovës: Qytetarët po trajtohen me prioritet nga Komuna

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashë me minsitrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut ku takuan Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit Rajonal, Nënkolonel Veton Elshani.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka shkruar se besueshmëria e krijuar ndaj Policisë dhe siguria ndaj qytetarëve që po e ofrojnë zyrtarët tanë policor ka reflektuar në raportim dhe trajtim efikas të rasteve.

”Në pjesën e dytë të vizitës ishim në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe pas takimit me Kryetarin Erden Atiq, vizituam depot ilegale të inerteve si dhe Lagjen e Boshnjakëve. Lirimi i hapësirave publike që ishin uzurpuar ndër vite dhe krijimi i hapësirave të shfrytëzueshme për qytetarët po trajtohen me prioritet nga Komuna. Ndërsa, siguria, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve në atë Komunë vazhdon të mbetet prioriteti ynë i përbashkët si nivel qëndror dhe lokal”, ka shkruar Sveçla./21Media

Back to top button