Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e veprimtarit të çështjes kombëtare Ilmi Ramadani

Kryeministri në detyrë Albin Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Ramadani për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilmi Ramadani.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrir ai i shprehu familjes dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.
“Janë fort të rrallë veprimtarët e çështjes kombëtare që punuan, organizuan e luftuan kaq gjatë si Ilmi Ramadani dhe që kontribuuan, frymëzuan dhe inkurajuan kaq shumë të tjerët sikur ai. Nuk fliste për angazhimin e sakrificën që bënte – ato do të flasin edhe për shumë breza e gjenerata në të ardhmen e popullit tonë”, shkroi Kurti në librin e kujtimeve.
Veprimtari i çështje kombëtare Ilmi Ramadani ndërroi jetë më 27 gusht 2025.