Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Kastrati në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe aktivistë të Qendrës së LVV-së në Prishtinë, vizitoi për ngushëllime familjen Kastrati e cila humbi më të dashurin e saj, Alban Kastratin, në moshën 47-vjeçare.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se duke ndarë dhembjen me familjarë dhe miq, së bashku evokuan kujtime për të ndjerin.
Tutje në komunikatë thuhet se Albani jetonte dhe punonte në Prishtinë. Ai ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Jemi rritur bashkë, në fëmijëri të lumtur me kujtime të paharrueshme. Djalë të drejtë, të mirë, të dashur e të qetë si Albanin nuk njoh tjetër. Me dashuri dhe pikëllim për Alban Kastratin që iu këput jeta përgjysmë, Albin Kurti”, thuhet në komunikatën për media./21Media