Kurti vizitoi qytetarët afganë që po qëndrojnë në Bondsteel

Kryeministri Albin Kurti sot ka vizituar qytetarët afganë, që po qëndrojnë në kampin Bondsteel.
Siç është bërë e ditur, Kurti ishte i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilija Redžepi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku me këtë rast Kurti i ka falënderuar zyrtarët amerikanë për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në këtë çështje humanitare për refugjatët.

Zyrtarët e kampit Bondsteel kanë shprehur mirënjohje për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan./21Media

Back to top button