Kurti viziton Nesrete Kumnovën, i ofron mbështetje

Kryeministri Albin Kurti të premten gjatë vizitës që i bëri Nesrete Kumnovës, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, në përvjetorin e 24-t të zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tjerë nga Gjakova, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës dhe për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet e luftës në Kosovë.

Kumnovës në fund të marsit më 1999, ia patën marrë të birin, Albionin, 21-vjeçar, bashkë me pesë të afërm të tjerë civilë. Në prill të vitit 2011, eshtrat e personave që u morën bashkë me Albionin u gjetën në Batajnicë pranë Beogradit dhe u rivarrosën në Gjakovë.

Në takim, Kurti premtoi se Qeveria do të kërkojë drejtësi.

Në këtë takim Kurti u shoqërua nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe kryetari i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti./21Media

Back to top button