Kurti: Vuçiqit nuk i pëlqen masa e reciprocitetit nga kolltuku i tij

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për situatën e krijuar në veri, pas sulmeve që kanë ndodhur në qendrat e regjistrimit të automjeteve.
Kurti në konferencë për media ka thënë se çdo veprim që do e ndërmarrin do të jetë në përputhje me vlerësimet e situatës së sigurisë.
Ai ka bërë të ditur se në ditën e gjashtë të reciprocitet për targa,  nëntë mijë automjete i kanë marrë targat e përkohshme.
“Nuk është gjithçka që  e shihni në video e këtyre ditëve, pra jo të gjitha janë lajme të vërteta e aq më pak të sakta, prandaj nuk bënë të biem pre e propagandës së Serbisë. Në anën tjetër, veprimet që ne i ndërmarrim do të jenë gjithmonë në përputhje me vlerësimin situatës së sigurisë, që e bënë Policia jonë. Dhe, vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin, ne mund të them se çfarë mund të bëjmë. Mos harroni që në ditën e gjashtë të reciprocitet të masës së targave, nëntë mijë automjete i kanë marrë targat e përkohshme. Nëntë mijë automjete nuk kanë pasur problem me reciprocitetin e kanë respektuar dhe zbatuar atë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç nga kolltuku i tij politik nuk po e pëlqen masën e reciprocitetit./21Media
 

Back to top button