Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Zgjerimi i rrugëve Kosovë-Maqedoni e Veriut, obligim për lëvizje të lirë dhe ekonomi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se dy vendet kanë shumë të përbashkëta, por ajo më e rëndësishmja është aspirata për tu integruar në NATO dhe BE.

Kurti falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e saj të vazhdueshme kundrejt Kosovës në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe në integrimin në organizata tjera ndërkombëtare.

“Sigurinë e kemi të ndërlidhur, dhe sfidat mund t’i adresojmë bashkë e t’i tejkalojmë përmes angazhimit të përbashkët Procesi i Berlini është kuadri që na bashkon e na afron drejt Bashkimit Evropian Republikat tona kanë shumë të përbashkëta por ajo që prin është aspirata për tu bashkuar në BE dhe bashkëpunimi me NATO-n”, u shpreh Kurti.

Ai po ashtu shton se zgjerimi dhe ndërtimi i rrugëve ndërlidhëse ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është më se i rëndësishëm, si për lëvizje më të lirë të njerëzve, ashtu edhe për ekonominë.

“Së bashku po përmirësojnë edhe infrastrukturën. Mirëpresim përfundimit e autostradës Kosovë-Maqedoni e Veriut, edhe 10 kilometrat e fundit. Zgjerimi dhe ndërtimi i rrugëve është obligimin edhe ndaj ekonomisë edhe ndaj lëvizjes së lirë të qytetarëve”, u shpreh Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button