Kurti: Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda

Kryeministri Albin Kurti, pas marrëveshjes së sotme për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka derklaruar se zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda.
Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe durimin, “posaçërisht në këto katër javët e fundit.”.
“Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë. Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, sot ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Borrell ka potencuar se Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre./21Media

Back to top button